Analiza e Zërit e Amerikës: A po bëhen më të fortë uraganët?

by Merita

Autoritetet në Florida njoftuan se uragani Milton ka shkaktuar të paktën 16 viktima dhe se mbi 2 milionë persona vazhdojnë të jenë pa energji elektrike.

Shkencëtarët thonë se era tepër e fuqishme dhe reshjet e mëdha të shiut që goditën shtetin u shkaktuan nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

banner

“Nuk kam përjetuar kurrë asgjë të tillë në jetën time. Më dukej sikur isha në një film”.

Crystal Coleman është një prej banoreve të Floridës që po përpiqet të shpëtojë çfarë të mundet pas goditjes nga uragani Milton. Shumë vetë thonë se forca e uraganit ishte shumë e madhe dhe se nuk kishin përjetuar kurrë më parë diçka të ngjashme. “Ky uragan ishte shumë i fuqishëm”, tregon një tjetër banor.

Tashmë ekspertët ngrenë pyetjen: A po bëhen më të fortë uraganët?

Era tepër e fuqishme dhe reshjet e mëdha të shiut që goditën shtetin u shkaktuan nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Ky është përfudimi i një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë të njohur si “World Weather Attribution”.

Analiza e tyre tregon se ngrohja globale e ka bërë shpejtësinë e erës rreth 10% më të fortë dhe reshjet nga 20% deri 30% më të dendura. Në më pak se 24 orë, Milton u intensifikua nga një stuhi e kategorisë 1 në një stuhi të kategorisë 5. Qendra Kombëtare e Uraganëve e konsideroi Miltonin si uraganin e tretë më të shpejtë të Atlantikut.

“Në të ardhmen do të ketë ujëra më të ngrohta për shkak të ndryshimeve klimatike dhe kjo do të ndikojë në rritjen e numrit të stuhive. Mendojmë se ndryshimi i klimës do të ndikojë në llojet e uraganeve. Ka disa prova që tregojnë se ata do të jenë më të fortë dhe ndoshta do të shkaktojnë më shumë tornado. Dhe sigurisht, reshje më të forta gjithashtu, për shkak të ndryshimeve klimatike. Pra, këto lloj dukurish mund të përkeqësohen në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike”, thotë shkencëtarja Hannah Cloke.

Milton është uragani i dytë i kategorisë 5 këtë sezon. Autoritetet thonë se në vetëm pesë vite të tjera që nga 1950-ta është regjistruar më shumë se një uragan i kategorisë 5 në një sezon. Sipas ekspertëve, mes temperaturash jashtëzakonisht të ngrohta të ujërave sipërfaqësore që lagin Floridën dhe Karaibet, mund të pritet një sezon i superngarkuar me stuhi në Atlantik, nga katër deri në shtatë të tilla./Voa/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy