39
Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një takim me mërgatën në Mynih të Gjermanisë ka thënë mërgimtarët kanë meritat kryesore për lirinë e Kosovës. Ajo po ashtu në fjalën e saj tha se me qeverinë Kurti korrupsioni është shuar në Kosovë nga qeveria Kurti dhe se këtë konfirmim e ka marrë edhe nga të gjitha vendet ndërkombëtare.
Sipas Ministres Gërvalla kemi krijuar një shtet ligjor dhe këtë e pohojnë sipas 81% e popullësisë së Kosovës. Zonja Gërvalla ka thënë po ashtu se Kosova bashkë me Qipron janë vendet që kanë shënuar zhvillimin më të madh Ekonomik në Evropë.