Kurti takoi mërgimtarët në Munchen | Shprehu mirënjohje për kontributin e tyre dhe i njoftoi për të arriturat e qeverisë

by engel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar takim me mërgimtarët në Munchen për të folur për situatën nëpër të cilen po kalon Kosova.

Jemi krenar me lidhjet e forta që ekzistojnë me 120 mijë mërgimtarët shqiptarë në Bavari dhe që mbajnë lidhje të forta mes veti dhe me vendet prej nga keni ardhur. Mërgimtarët i konsideroj me të vërtet thesar të njohurive profesionale, të mbështetjes politike dhe financiare për vendin tonë, atdheun tonë. Nuk ishte thjeshtë një ndihmë financiare që ju e keni dhënë ndër vite por ishte një kontribut për ta çuar përpara kauzen kombëtare për liri dhe demokraci.

Tani ka ardhur koha e shtetndërtimit, tani duhet t’i shërbeni atdheut sepse atdheu ju shërben në të ardhmen. Me kontributin tuaj e keni nxjerr atdheun fitimtar dhe prandaj e ardhmja është e juaja. Ju keni kontribuar për formësimin e të ardhmes së popullit tonë mbarë. Keni ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës, në ngritjen e institucioneve, në demokratizimin e shoqërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës. Sot na takon neve që t’ja kthejmë mërgatës këtë borxh, edhe pse nuk mund t’ja kthejmë dot, ka thënë Kurti.

Në këtë takim Kryeministri Kurti i bëri thirrje mërgimtarëve që të kthehen në Kosovë dhe të investojnë. Përderisa në të kaluaren keni kontribuar duke sakrifikuar, tani është koha që të kontribuoni duke investuar.

Sa i përket punës së qeverisë, Kryeministri Kurti u tha të pranishmëve se kemi paraparë investime në 50 projekte kapitale me vlerë mbi 50 miliardë euro në dekaden e ardhshme.

Ndër të tjera, Kryeministri Kurti ka shpalosur para mërgimtarëve edhe shifra vetëm pozitive të rritjes ekonomike dhe të cilësisë së jetës në Kosovë prej kur ai ka ardhur në qeveri para katër viteve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy