Bogdanoviq: Rakiq u rrah brutalisht pasi i ka borxh të madh financiar kryeterroristit Milan Radoiçiq

by Nexhat

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, në veri të Mitrovicës.

Bogdanoviq përmes një deklarate ka thënë se është informuar nga miqtë e tij se Rakiq është sulmuar nga anëtarët e organizatës “Brigada e Veriut”

Sipas tij, ky sulm lidhet me borxhet e mëdha financiare që Rakiq ka ndaj liderit të kësaj organizate, Milan Radoiçiq.

“Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund,” ka thënë Bogdanoviq në reagimin e tij.

Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu në një postim në “X”, ka shkruar se Rakiq është rrahur nga individë të afërt me të, që përfshijnë kriminelë dhe terroristë të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe Milan Radoiçiqin

Musliu tutje thekson se Rakiq është trajtuar fshehtas pas incidentit, duke u munduar të mbahet larg vëmendjes publike.

“Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe.  Edhe pse është rrahur nga shokët e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai është trajtuar fshehtas. Pa dyshim, ky rast do të paraqitej si një sulm nga shqiptarët, duke përhapur dezinformata kudo”, ka shkruar Musliu.

Telegrafi, përkundër tentimeve për të konfirmuar rastin nga Policia e Kosovës, nuk ka mundur të marrë përgjigje.

“Nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë, së paku ne nuk kemi ankesa”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani

Boban Bogdanović:
Last night, my friends from Mitrovica informed me that the scum Goran Rakić was beaten by his colleagues from the terrorist organization
“Northern Brigade”.👏
His financial debts to the terrorist Radoičić are huge!
As for me, let them exterminate each other to the end!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy