Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të shtunën, më 12 tetor.
Në kohën kur ajo doli në skenë për performancën e saj kryesore, krijuesja e hitit “Houdini” ishte e veshur me pantallona të shkurta ngjyrë të kuqe të errët së bashku me një bluzë po ashtu të shkurtë dhe me një palë çizme lëkure të zeza deri te gjuri
29-vjeçarja kishte një sërë gjërash të tjera të shtuara, duke përfshirë çorape rrjete, gjerdan dhe një rrip të zi të dyfishtë, shkruan DailyMail.
Duke e përmbyllur pamjen e saj, kantautorja kishte flokët e saj me ngjyrë të kuqe që rridhnin përgjatë mesit të shpinës.
Pas shfaqjes, Lipa do të kthehet në Angli dhe do të përgatitet për koncertin e tretë në Robert Albert Hall në Londër të enjten, më 17 tetor.
Ylli shqiptar do të shkojë më pas në Cleveland, Ohio, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hyrjes në ‘Rock N’ Roll Hall Of Fame’ të shtunën, më 19 tetor.
Nga atje ajo do të fluturojë për në Singapor për datën e parë zyrtare të turneut të saj “Radical Optimism” në Stadiumin e Brendshëm të Singaporit më 5 dhe 6 nëntor.
Ajo gjithashtu do të bëjë ndalesa në Indonezi, Filipine, Japoni, Tajvan, Malajzi, Tajlandë, Indi dhe Korenë e Jugut, deri më 5 dhjetor.
Pas një pushimi prej dy muajsh nga rruga, Lipa kthehet në skenë në Melburn, Australi më 17 mars dhe vazhdon të luajë disa shfaqje atje, përpara se të shkojë në Aukland, Zelanda e Re deri më 4 Prill.