FC Shkupi mundi Llapin

by Nexhat

FC Shkupi shënoi fitore 2:0 kundër Llapit në miqësoren e sotme që u zhvillua në stadiumin e lagjes në Autokomandë

Në këtë ndeshje të dy trajnerët shfrytëzuan mundësinë për të ju dhënë mundësinë futbollistëve me më pak minutazh, ndërsa në fund ekipi nga kryeqendra jonë doli fitues, duke konfirmuar formën më të mirë që zotërojnë për momentin.

Trajneri i FC Shkupit, Erdem Alparslan në këtë ndeshje nuk mund të llogariste në shërbimet e 5 futbollistëve titullarë, që janë pjesë e ndeshjeve ndërkombëtare me përfaqësueset e tyre

Fjala është për golashënuesin më të mirë të skuadrës, Joan Simon Edmundson, i cili është pjesë e Ishujve Faroe, pastaj për treshen Hamza Ramani, Aleks Zlatkov dhe Besar Guxhufi, që janë pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, si dhe për Numan Ajetoviq, që luan me përfaqësuesen U19 të vendit tonë

Kësisoj trajneri Alparslan vendosi që ndeshjen ta nis me këtë formacion: D. Denkovski, K. Bllazhevski, Xh. Asani, E.Liçina, E.H. Gueje, A. Lazarov, A. L. Diene, D. Imeri, F. Kadriu, A. Klement, G. Stojanovski;

Pjesa e parë doli të jetë e barabartë dhe e njëjta përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa pjesa e dytë foli në tërësi për e FC Shkupit, që shënoi dy gola në rrjetën e mysafirëve nga Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy