Haziri: Një shtet pretendent për të hyrë në NATO s’po mundet t’ia sigurojë pasulin ushtrisë

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet.

Për situatën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haziri e ka drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti.

“Me u mundu të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçka krejt tjetër. E ka kthyer krejt prapë. Është një njeri që e ka kundërshtuar dhe 17 shkurtin, e ai sot po e izolon si kryeministër, po ia shkakton dhimbjen më të madhe. Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia garantojë pasulin ushtrisë”, u shpreh ai në një konferencë për media.

Për ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Haziri i pati këto fjalë:

“Ministri Maqedonci ka imunitet, është i përgatitur, dhe mendoj se po bëhet goditje ndaj tij”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy