Mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero, shkak mungesa e kuorumit në kuvend

by Nexhat

Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë më Kuvendin e Kosovës,. E gjitha kjo po ndodh si shkak i mungesës së kuorumit dhe dështimit të seancave parlamentare.

Për këtë, mbikëqyrës të punës së Kuvendit kanë kritikuar mospjesëmarrjen e deputetëve në seanca, duke e cilësuar mungesën e kuorumit si “sëmundje” për Kuvendin.

banner

Drejtori ekzekutiv i organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, Arton Demhasaj, i tha Ekonomia Online, se është e pashpjegueshme se si partia në pushtet e cila ka shumicën parlamentare, nuk po mund të krijojë kuorumin që t’i kaloëj këto ligje që janë jetike për vendin.

Ai ka shtuar se mungesa e deputetëve në seanca është duke ndodhur për shkak se ata kanë filluar para-fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, kështu sipas tij, deputetët më tepër po merren me aktivitete partiake se sa me agjendën e Kuvendit.

“Është e pa shpjegueshme se si nuk mund partia në pushtet e cila ka mbi 51 për qind të votave e që ka një shumicë parlamentare mos me arrti të paktën deputet e saj me i obligua në një farë mënyrë me marr pjesë në seanca, me krijuar kuorumin e njëkohësisht edhe me kaluar ligjet të cilat presin rend në Kuvend edhe me u votuar. Kjo mendoj që ndodh edhe për shkak që jemi një para fushate para zgjedhjeve ku shumica e deputetëve po edhe shumica e partive politik më tepër merren me aktivitete partiake politike se sa që merren me agjendën e Kuvendit edhe kjo normalisht që ka pasoja”.

“Si pasoj e kësaj normalisht që mundet që të ndodh se nëse kështu vazhdohet pra që në mungesë të kuorumit ligjet që presin të mos votohen në Kuvend, atëherë sa më afër që të afrohemi zgjedhjeve  mundësia është më e vogël. E që i bie që nëse shkojmë në zgjedhje pa u kaluar këto ligje që presin atëherë potencialisht këto ligje, krejt ai mund që ka shkuar për tu përgatitur ato ligje për të shkuar në Kuvend kthehen në pikën zero”, ka thënë ai.

Demhasaj ka paralajmëruar se nëse vazhdohet me këtë trend dhe këto projektligje nuk votohen në lexim të dytë deri në përfundim të kësaj legjislature, ato do të kthehen në pikën zero. Ai ka theksuar se deputetët duhet të kryejnë punën e tyre për të cilën edhe paguhen.

“Në rast se nuk votohen në lexim të dytë këto ligje edhe pastaj me hy në fuqi, për shkak të mungesës së kuorumit, apo deputetëve që i votojnë ato ligje, atëherë potencialisht nëse vendi shkon në zgjedhje krejt këto ligje bien poshtë edhe kthehen në pikën zero. Kush do që e krijon qeverinë pastaj duhet edhe një herë këto ligje me i nisur proceduar nga fillimi, pra prej ministrive në Qeveri e pastaj prapë në Kuvend”.

“Mendoj që partitë politike, sidomos partia në pushtet edhe deputet duhet që të tregohen serioz dhe thjeshtë duhet të marrin pjesë në seanca, duhet ti lënë anash aktivitete partiake edhe politike, që ligjet të votohen qoftë me votë për, qoftë kundër varësisht prej qëndrimeve që i kanë. Puna e tyre duhet që të kryhet sepse ata paguhen për të qenë deputet edhe marrin paga. Në anën tjetër marrin paga në Kuvend po nuk i kryejnë obligimet e tyre që janë pjesëmarrja në seanca dhe votimi i ligjeve, kjo është jo shumë serioze”, ka thënë ai.

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka theksuar se sesioni vjeshtor i Kuvendit ka filluar me punë të dobëta, për shkak të mungesës kronike të kuorumit, e që sipas tij, është kthyer në një “sëmundje” për institucionin.

Jakaj shtoi  se Kuvendi nuk po arrijnë që ta kryej rolin legjislativ, përfaqësues dhe mbikëqyrës që ka. Ai është shprehur se tani edhe me largimin e dy deputetëve nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, do të vështirësohet më shumë punën e kalimit të projektligjeve më rendësi jetike për Kosovën.

“Edhe sesioni vjeshtor filloj me punë të dobët të Kuvendit për shkak të mungesës kronike të kuorumit që tashmë kjo është kthyer në një sëmundje për Kuvendin. Rrjedhimisht edhe largimi i dy deputetëve tashmë nga Grupi Parlamentar i VV-së do ta vështirësoj më shumë punën e kalimit të projektligjeve më rendësi jetike për Kosovën”.

“Për ligje të caktuara siç është ai për banimin social, projektligjet e tjera të cilat janë marrëveshjet ndërkombëtare edhe projektligjet e tjera siç është ky për Fertelizimin e Asistuar Mjekësorë, njëri nderë projektligjet më të rëndësishme tekë çështjet që lidhen më shëndetësinë dhe ligje të tjera që nuk po arrijnë që të votohen për shkak të mungesë së pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e vendimmarrjes”, ka thënë ai.

Jakaj gjithashtu u shpreh se shumica e projektligjeve që priten të sjellin reforma në drejtësi, punësim dhe çështje sociale nuk janë sjell në Kuvend për miratim, e disa që janë miratuar janë shpallur në kundërshtim me Kushtetute e Kosovës,

“54 projektligje janë në procedurë të shqyrtimit të pranuar në Kuvend, në mesin e tyre ka edhe projektligje të cilat janë edhe iniciativa qytetare. Në ndërkohë ka edhe iniciativa të tjera që tashmë do të dorëzohen, në ndërkohë jemi në fund të mandatit por Kuvendi nuk po arrin ti kryej edhe detyrën e vetë për ligje për të cilat i ka në procedurë e lërë më tash të vendos edhe për iniciativa qytetare”.

“Shumica e projektligjeve të cilat është dashur të vijnë në këtë legjislaturë ligje të cilat përbejnë reformën në drejtësi, në punë, në çështje sociale, në çështje pesionale, nuk kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës për tu miratuar, disa prej tyre që kanë ardhur janë shpallur në kundërshtim me Kushtetute e Kosovës”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy