Ministria e Punëve të Brendshme akomodon 68 shtetas afganë në Kosovë

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ministria që ai drejton ka akomoduar sot 68 afganë, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

“Bazuar në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të disa shtetasve afganë dhe familjarëve të tyre, Ministria e Punëve të Brendshme ka pritur dhe akomoduar sot 68 prej tyre në kuadër të këtij procesi”, ka shkruar Sveçla në Facebook

Ministri ka theksuar se ky veprim është në vazhdimësi të angazhimit të Qeverisë sonë ndaj krizës në Afganistan, duke ofruar mbrojtje dhe strehim për individët në rrezik nga konfliktet e brendshme.

“Duke mos harruar faktin që populli ynë para çerek shekulli ka ndjerë nevojën e mbështetjes dhe strehimit dhe i është mundësuar ajo, sot hapim edhe ne dyert për ata e ato që kanë nevojë.

Ky proces po vijon me sukses sipas planit operacional dhe në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare”, ka shkruar Sveçla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy