Abdixhiku në Podujevë: Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me strukturat e kësaj partie në Podujevë.

Ai ka thënë se nuk ka dyshim që “Llapi do t’i prijë ringritjes të madhe të LDK-së”.

“Një takim pune – në Selinë Qendrore – me strukturat e degës sonë në Podujevë. Momentumi i mirë politik për LDK-në, po shoqërohet me entuziazëm të brendshëm dhe me mobilizim të strukturave partiake. S’kam asnjë dyshim që Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, të hënën.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy