Asllani vendos në Tbilisi, triumf historik i Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë(VIDEO)

by Nexhat

Shqipëria triumfon 0-1 ndaj Gjeorgjisë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Nations League. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa kuqezinjtë u shfaqën të rrezikshëm që në fillim. Laçi provoi nga distanca, duke lëshuar kështu sinjale të qarta

Të besuarit e Sagnol u kundërpërgjigjën menjëherë me Zivzivadze, që shkaktoi “drithërima” te ekipi i Sylvinhos.
Në minutën e 12-të, Strakosha u thirr në apel, portieri i tha “jo” Davitashvilit. Pas çerek ore lojë, Tuci “flirtoi” me golin, gjuajtja e tij u prit nga “gardiani” Mamardashvili

banner

Në minutën e 29-të, një gabim në një top të dhënë keq nga Strakosha mund të ishte fatal, nëse Mikautadze do tregohej më i saktë.

Kvara u fut bukur në zonë në të 44-tën, duke detyruar prapavijën kuqezi që të ndërhyjë, për të dërguar sferën jashtë

Në fillimin e pjesës së dytë, Asllani ndezi festën mysafire, duke kaluar në avantazh Shqipërinë

Kvara me shokë shtuan presionin dhe zhvendosën përfaqësuesen tonë në gjysmëfushën e vet. Në kundërsulm Shqipëria mund të mbyllte llogaritë, por e majta e Seferit ishte e dobët.

Me këtë sukses, kombëtarja renditet në vendin e 3-të me 6 pikë, po aq sa Çekia dhe Gjeorgjia kryesuese, por që penalizohemi për çështje golavarazhi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy