Berisha këshillon demokratët: Përballuni në debate me socialistët, shmangi përplasjet me opozitarët e opozitës

by Nexhat

Kreu i PD Sali Berisha ka lënë disa porosi për ligjvënësit demokratë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen në 2025.Së pari ka kërkuar që të vetët të mos shmangin asnjë debat televiziv me socialistët.

Nga ana tjetër sipas porosisë së Berishës e rëndësishme është të shfrytëzohet çdo mundësi që kanë për të qenë të pranishëm në debate, konferenca shtypi, prononcime në mediat qendrore dhe lokale, por më parë duhet të njoftojnë zyrën e shtypit për t’u vënë në dijeni çdo të dhënë për çështjen që do të diskutohet.

Në mesazhin për drejtuesit e PD Berisha kërkon që të mos zhvillojnë debate me opozitarët e opozitës. Kreu i demokratëve fton drejtuesit e opozitës që të mbajnë marrëdhënie më korrekte me gazetarët dhe analistët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy