Daniele Maldini shënon historinë, brezi i tretë i familjes që luan për Italinë

by Nexhat

Daniel Maldini ka shënuar histori me debutimin e tij për Italinë, pasi për herë të parë tre breza të të njëjtës familje kanë luajtur për Azzurrët.

Ai debutoi 22 vjet pas babait të tij, Paolo,  

Mesfushori hyri nga banka rezervë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Izraelit në stadiumin “Bluenergy” në Udine sonte.

Djaloshi nga Monza, i cili kaloi nëpër akademinë e të rinjve të Milanit dhe festoi 23-vjetorin më 11 tetor, ndjek kështu hapat e babait të tij, Paolo, dhe gjyshit, Cesare.

Paolo ishte në tribunë me gruan e tij, Adriana, për të parë këtë moment, ndërsa nëna e lojtarit e filmonte atë me telefon për ta ruajtur si kujtim.  

Maldini i fundit që përfaqësoi Italinë ishte Paolo, i cili kishte grumbulluar 126 ndeshje dhe kishte shënuar shtatë gola.

Cesare nuk ishte vetëm lojtar, por gjithashtu ndihmës trajner i Enzo Bearzot kur Italia fitoi Kupën e Botës më 1982 dhe ka pasur një periudhë si trajner i ekipit kombëtar nga janari 1997 deri në korrik 1998.

Ai vdiq në prill të vitit 2016, në moshën 84-vjeçare.

Paolo Maldini ishte 19 vjeç, 9 muaj e 5 ditë kur bëri debutimin e tij në ekipin e seniorëve të Italisë më 31 mars 1988

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy