Dugolli për letrën e Jasharit për ushqimin në FSK: Komunikim normal zyrtar

by Nexhat

Gjatë konferencës së sotme, deputeti i VV’së, Enver Dugolli, është pyetur për letrën komandantit të FSK’së, Bashkim Jashari, drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për situatën e krijuar me ushqimin në FSK.

Dugolli ka thënë se ajo letër është komunikim zyrtar që ndodh gjithmonë mes FSK’së dhe Ministrisë.

banner

Ai shtoi se ushtarët po ushqehen dhe se do të kenë ushqim edhe më të mirë.

“Ju po i referohemi një komunikimi normal zyrtar që ndodh gjithmonë në FSK me MM. Ka pasë komunikim të tillë, do të ketë, por një gjë është e sigurt, sot është data 14 tetor, asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh, ushtarët po ushqehen, ushtarët do të kenë ushqim më të begatë e më të mirë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy