Efekti Messi, liga MLS me rekord shikuesish në stadiume

by Nexhat

Më shumë se 11 milionë tifozë i kanë ndjekur ndeshjet e Major League Soccer në stadiume gjatë këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë liga veri-amerikane.

Rekordi paraprak ishte 10,9 milionë spektatorë, përcjell “Gazeta Express”.

Liga përmes një komunikate së fundmi ka njoftuar se mesatarja e shikuesve që ishin prezentë në një ndeshje të ligës MLS ishte 23,240 sosh.

Sipas MLS-së, në këtë rekord të ri sigurisht se ka kontribuuar arritja e një ylli ndërkombëtar siç është Lionel Messi, prezenca e së cilit në kampionat shpesh i ka detyruar klubet të luajnë në stadiume më të mëdha.

“Arritja e yllit ndërkombëtar dhe puna e klubeve ka krijuar paketa të biletave dhe eksperienca e lojës unike janë arsyet kryesore të rritjes së vazhdueshme të prezencës rekord të shikuesve në krejt MLS-në”, njoftoi liga amerikane.

Rekordi i ri është arritur derisa sezoni i rregullt është ende në lojë.

Për të tretin vit rresht, numri i prezencës së tifozëve në stadiume e kalon shifrën e 10 milionëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy