Fotografia familjare në Berlin, Rama e Kurti afër njëri-tjetrit

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga Samiti i Berlinit.

Ai ka ndarë pamje të momentit kur është shkrepur fotografia familjare e këtij samiti.

banner

Rama është pozicionuar në mes të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

I lansuar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel, ky proces shënon sivjet dhjetë vjet.

Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që ta rrisin bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – dhe gradualisht t’i afrojnë ato më pranë BE-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy