Hoti: Kurti ngrit alarmin për ushtrinë serbë afër kufirit por në të njëjtën kohë bën fushatë zgjedhore në Gjermani

by Nexhat

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme e përmendi Fondin e Sigurisë. Sipas Hotit, anëtarët e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e FSK’së nuk kanë informacione për mjetet e mbledhura në këtë fond.

“Në fillim të këtij mandati qeverisës, me pompozitet është promovuar fondi i sigurisë për mbledhjen e mjeteve për pajisje ushtarake për ushtrinë e Ksoovës. Unë nuk jam i sigurt, ndjesë nëse nuk kam informata, por nuk jam i sigurt që as anëtarët e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e FSK’së i dinë sa mjete janë mbledhur, sa janë shpenzu, sa është pajisur FSK me mjete bazuar në mjetet që janë mbledhur në këtë fond”, tha ai.

banner

“Vit pas viti, buxheti i ushtrisë së Kosovës ka rënë si përqindje e produktit të brendshëm Bruto, sipas stadardeve të NATO’s që është së paku 2 për qind, por tash për shkak të zhvillimeve nëpër botë ky buxhet ka rënë, ka trend rënës në 24 vitet e fundit”, ka thënë ai.

Hoti ka folur edhe për ushtrinë e Serbisë që të shtunën u afrua afër kufirit me Kosovën.

“Për ushtrinë serbë afër kufirit. Kryeministri e ngriti alarmin por në të njëjtën kohë ishte pjesë e fushatës së tij zgjedhore në Gjermani. Imagjinojeni, e ngrit alarmin për një vend fqinj me tendenca armiqësore ndaj Kosovës që po e afron ushtrinë afër kufirit e vetë bën fushatë në Gjermani edhe ushtrinë e ka pa ushqim. Nuk ka koment tjetër për situatën tragjikomike që është krijuar në këto ditë në Kosovë. Në të njëjtën kohë, presidentja nuk e ka asnjë reagim, e gjen momentin të premten a të shtunën me i thirr në një bisedë ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK’së, pa asnjë përgjegjësi institucionale”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy