Klubet nga Serbia refuzojnë të luajnë me ekipin nga Kosova

by Merita

Për tri ditë me radhë në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur turneu më i madh regjional në Ballkan për mosha të reja “ West Balkan Football Children`s Cup”.

Në këtë turne në mesin e shumë ekipeve ka marr pjesë edhe Kosova. Shkolla e Futbollit “ Zidane” me njëri prej trajnerëve më të mirë në vend, Muhamet Dragusha, ka përfaqësuar Prishtinë me grup moshat U9 dhe U11.

Të dy këto gjenerata arritën të lënë gjurmë të pashlyeshme si pjesë e këtij turneu.

Angazhim i të vegjëlve në fushën e blertë, duke mposhtur shumë ekipe pjesëmarrëse, kulmoi me ngritjen e trofeve.

Kjo nuk është vetëm një fitore në rezultatin e ndeshjes, por një triumf që tregon forcën dhe vendosmërinë e ekipit. Të tillë u treguan edhe me klubet e futbollit nga Serbia.

Porse, klubet si Cervena Zvezda, Partizani dhe Zvezdica, refuzuan të përballem me djemtë e “Zidane”.

Frika nga mposhtja e djemve nga Prishtina dhe nacionalizmi i këtij shteti, ilustron më së mirë ndikimin e politikës serbe edhe në sport.

Refuzimi për t’u përballur me ekipe shqiptare nga Kosova, pasoj me ndëshkim, duke i eliminuar tri klubet nga Beogradi.

Sidoqoftë, përveç këtij triumfi në Ohër, të vegjlit e “Zidane”, muaj më parë fituan edhe turneu në Basel të Zvicrës, Shkodër e Durrës, si pjesë e suksesit të vazhdueshëm që flet për talentin dhe përkushtimin e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy