Kryeministri Albin Kurti tha në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit se “ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit” për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kurti tha se vendi ka shënuar “rritje të jashtëzakonshme ekonomike” në vitet e fundit.
“Kancelar Scholz, Presidente von der Leyen,Pas dy muajsh do të shënojmë dy vjet prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE. Ndërsa ne deklarojmë se zgjerimi është përsëri në agjendë, ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit. Në 3.5 vjetët e fundit, kemi shënuar rritje të jashtëzakonshme ekonomike, progresin demokratik dhe qëndrueshmërinë institucionale, duke menaxhuar suksesshëm disa kërcënime serioze të sigurisë”, tha Kurti.
Ai tha se “njohja e përparimit dhe të arriturave të Kosovës po ashtu afirmon përkushtimin e BE-së ndaj zgjerimit dhe vlerave të saj”