Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Procesin e Berlinit, Scholz: Do t’ua bëjnë më të lehtë jetën njerëzve

by Nexhat

Tri marrëveshje të reja u nënshkruan sot në samitin e Procesit të Berlinit.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në prani të kancelarit Olaf Scholz, nënshkruan për njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe të diplomave, një plan të ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe për zhbllokimin e Marrëveshjes e Tregtisë së Lirë, CEFTA.

Scholz tha se këto marrëveshje “do ta bëjnë më të lehtë jetën e njerëzve”.

Në samit ishte e pranishme edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përveç përfaqësuesve nga disa vende të Bashkimit Europian.

Përveç kryeministrave dhe përfaqësuesve nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Kosova, të pranishëm në këtë event ishin dhe përfaqësues nga vendet e Bashkimit Europian, përfshirë presidenten e komisionit, Ursula von der Leyen.

Presidentja e KE-së tha se Procesi i Berlinit ka qenë forcë shtytëse dhe “promotor i tregut të përbashkët rajonal”.

Kryeministri Albin Kurti tha në këtë samit se Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) është “një nga të arriturat më të mëdha të këtij procesi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy