Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci iu është bashkuar sot ushtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” ku është ushqyer bashkë me ta.
Kjo vizitë e tij në kazermë duket se ka ardhur pas kritikave të shumta të opozitës në lidhje me problemin e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së
Sot, në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e jashtëzakonshme ku po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Dje ministri Maqedonci ka deklaruar se këto ditë kanë bërë përpjekje të “vazhdueshme për të siguruar furnizimet, me qëllim që shërbimi ushqimor për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të mundshme”
Maqedonci tha se pas hapjes së konkursit për rekrutimin e personelit të stafit të kuzhinave që është bërë më 10 tetor, do të vazhdojnë hapat për të siguruar që ky proces të përfundojë me sukses deri në finalizimin e plotë të rekrutimit të personelit civil të specializuar, i cili do të integrohet në kuadër të FSK-së.
“Vetëm nga viti 2015 e deri më tani janë dhënë 10 kontrata sipas procedurave ekstrem emergjente. Këto çështje kanë krijuar situata të jo të mira dhe probleme të vazhdueshme, duke rrezikuar integritetin e proceseve dhe që si rezultat kanë ndikuar në dëmtimin e imazhit publik të FSK-së dhe mirëqenien e pjesëtarëve të saj” – ka shkruar ai dje në rrjetin social “Facebook”.
Sipas tij, qasja e ministrisë së tij, do të ndihmojë në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe efikas