Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet në Pressing nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci theksoi se një pjesë e madhe janë larguar për shkak të presionit nga strukturat e sigurisë në Serbi, por aktualisht janë rreth 45 pjesëtarë serbë që shërbejnë në ushtrinë e Kosovës.

 “Po ka pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ende pjesëtarë të komunitetit serb edhe pse dihet që një pjesë e madhe janë detyruar ta braktisin për shkak të presionit të vazhdueshëm që kanë pasur ata dhe familjarët e tyre nga strukturat e sigurisë në Serbi. Aktualisht është 1.4% e pjesëtarëve të Forcës së Kosovës që janë të komunitetit serb, rreth 45 pjesëtarë, aty ka qenë diku”, tha Maqedonci në Pressing,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy