Procesi i Berlinit, Shqipëria përfitoi rreth 1 miliard euro për rrugë, ujësjellës dhe kanalizime

by Nexhat

Nga Viena në Paris, Trieste, Londër e Poznan bashkë me Sofjen e Shkupin “online” dhe Tiranën fizikisht vitin e shkuar, në një dekadë “Proces Berlini” janë ndarë mbi 11 miliardë euro fonde dhe janë firmosur dhjetëra marrëveshje.

Nga formula e pagëzuar nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel jo pak ka përfituar edhe Shqipëria. Kryesisht në infrastrukturën rrugore, ujitje e kullim, Shqipëria ka përfituar mbi 1 miliardë euro, pjesa më e madhe e të cilave grante.

“Ekuacioni del pozitiv, patjetër. Me qindra milionë, e fundit e fare është 152 milionë euro që po marrim për zgjerimin dhe përfundimin e Unazës së Madhe të Tiranës, që konsiderohet një projekt rajonal”, thotë për A2 CNN Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë.

Me në fokus bashkëpunimin rajonal, ndërlidhjen dhe tregtinë, rininë, emigracionin dhe terrorizmin, Procesi i Berlinit rimori pozicionin e vet me Samitin e Tiranës pas eksperimentit Rajonal me “Ballkanin e Hapur” që me kundërshtime nisi dhe ashtu përfundoi. Në mbi tri vite bashkëpunimin vetëm Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria përfitoi pak nga Ballkani i Hapur, të paktën në një drejtim, atë të ekonomisë. Vendi mbajti pozicion të brishtë si në tregtinë e jashtme ashtu edhe në drejtim të thithjes së investimeve të huaja.

“Nuk është se Ballkani i Hapur u zhvillua në mënyrë të plotë sepse vetëm 3 nga 6 vendet e Rajonit u përfshinë, megjithëse teksa procesi ishte drejt mbylljen edhe nga vendet e tjera pati një interes për tu bashkuar, por në tërësi na ka bërë mirë”, thotë Çoçoli.

Por si në çdo drejtim tjetër, aty ku ka mundësi ka edhe kushte. Shqipëria duhet të bëjë ende shumë detyra shtëpie për të përfituar nga fondet europiane. “Të japin karotën, por të thonë që duhet të bësh detyrat e shtëpisë para se ta shijosh këtë karotë. Është më se e natyrshme që këto 6 miliardë euro të jepen të kushtëzuara. Janë disa reforma që duhet të zbatohen”, thotë Çoçoli.

Në Samitin e Fundit të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Gjermani u firmosën edhe tre marrëveshje të reja, kryesisht me qëllim bashkëpunimin rajonal. Ato përfshijnë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave, planin e ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe zhbllokimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy