Publikohen mesazhe të bisedave në “Signal” mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit për GEN’in dhe Martin Berishajn

by Nexhat

Gjatë mandatit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje kanë plasur disa skandale në fushën e energjisë, që opozita në Kosovë e cilëson si “mafia energjetike”.

Fillimisht, rasti i Martin Berishajt, ambasadori i Kosovës në Kroaci, që dyshohet të ketë marrë para nga kompania energjetike GEN, dega në Beograd. E më pas Nagip Krasniqi, gjatë kohës sa ishte shef i KEK’ut, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mediumi “Nacionale”, të hënën ka publikuar disa mesazhe të Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve Profesionale në Lëvizjen  Vetëvendosje me Nagip Krasniqin.

Sipas mediumit, këto mesazhe janë bërë në platformën “Signal”, që njihet si “më e vështirë për t’u përgjuar”.

Referuar këtyre mesazheve, Mihali flet për Krasniqin për rastin e Berishajt.

Në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për një shkrim të gazetës ” Reporteri” se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.

Para këtij raportimi, dorëzohet edhe Nagip Krasniqi i cili e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.

Mihali ka qenë e ftuar nga Prokuroria Speciale pikërisht për çështjen në fjalë, por ajo tha se “po i ndihmon Prokurorisë”.

Po ashtu, Mihali e fton Krasniqin për raportim, duke i kërkuar takim. Madje Mihali i thotë se a “do të vjen me kapelë”, këtë Krasniqi e merrr me humor.

Një pjesë e bisedës sipas raportimeve të Nacionale.

Mihali: “Po duam të të takojmë me Gazmendin. Kur mundemi?”

Krasniqi: “Të shtunën?”

Mihali: “Të shtunën kam këshill, të pretem në pasdite/mbrëmje?”

Krasniqi: “Jam në Vjenë. Kthehem nesër. Të premten kam mbledhje të bordit tërë ditën”.

Mihali: “Të dielën në 12:00”

Krasniqi: “Në rregull”

Mihali: “A po vjen te…me kapelë J”

Krasniqi: “Hahaha. Vij”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy