Serbet e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga sot pa viza në BE, Hoxhaj akuza Kurtit: I dha lëvizje të lirë edhe Republika Srpska’s

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Procesit të Berlinit ka deklaruar se nga 1 janari i vitit 2025 mbajtësit e dokumenteve të identifikimit të Bosnje dhe Hercegovinës do të mund udhëtojnë për në Kosovë lirshëm.

Këtë, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxha e ka quajtur si gabim të madh politik. Sipas tij, një vendim i tillë nuk është asgjë më pak se një kapitullim.

“Beogradi sot po ndjehet rehat. BE-ja filloi liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia që qytetet e Kosovës i paraqet si të Serbisë, e Qeveria Kurti i dha lëvizje të lirë serbëve të Republika Srspka-s në të njëjtën ditë. Vendimi unilateral i Kryeministrit Kurti për të hequr regjimin e vizave për Bosnjën dhe Hercegovinën nuk është asgjë më pak se një kapitullim”, ka thënë Hoxha.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxha, ka kritikuar edhe Brukselin për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia.

“Pas dorëzimit në CEFTA, tani ai po i nënshtrohet bllokadës së Republikës Srpska, pa siguruar lëvizje të lirë reciproke për Kosovën. Por sot, si mund ta justifikojë Kurti që regjimi për pasaportat e lëshuara nga Zyra Koordinuese e Serbisë lejon serbët të lëvizin lirshëm në BE—duke legjitimuar në mënyrë efektive pretendimin e Serbisë mbi qytetet e Kosovës? Ky vendim i Brukselit është një sulm i qartë ndaj sovranitetit të Kosovës, ndaj të cilit Kurti ka heshtur dhe nuk ka kundërshtuar në bisedimet e tij në tavolinat e majta, të cilat kanë rezerva ndaj shtetësisë së Kosovës.  E gjitha kjo ndodhi duke i dhënë Beogradit një mjet për vetëmenaxhimin politik të popullsisë serbe në Kosovë, vitin e kaluar në vilën e Titos në Ohër. Kurti po hap rrugën për agjendën e Beogradit, duke minuar pavarësinë e fituar me sakrificë të Kosovës dhe duke kërcënuar të ardhmen e saj me politikën e dorëzimit ndaj agjendave të majta evropiane”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj, ka thënë se është shumë krenar që kishte propozuar regjim vizash ndaj Bosnje dhe Hercegovinës për shkak të Republika Srspka.

“Jam shumë krenar që kam qenë unë ai që ka propozuar regjim të vizave me Bosnjën dhe Hercegovinën pasi Repubika Srspka kishte kushtëzuar tërë shtetin boshnjak që të merrte një vendim të tillë! Të shoh Kryeministrin Kurti që sot pa asnjë reciprocitet të shpall një vendim të tillë, është gabim shumë i madh politik, ngaqë qytetarët tanë do presin para ambasadave të Bosnjës dhe pse mos të presin edhe ata para ambasadave të Kosovës”, ka thënë Hoxha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy