Ursula von der Leyen: Bëni detyrat e shtëpisë për të përfituar nga Plani i Rritjes, kjo është urë ndërmjet tregut të përbashkët rajonal dhe tregut europian

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Europian përmendi se duhet të kryhen “detyrat e shtëpisë” për të përfituar nga Plani i Rritjes.

Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për media pas samitit të Procesit të Berlinit, tha se e mirëpret nënshkrimin e “planit të ri të veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Planin e Rritjes së BE-së, ajo e cilësoi si “urë ndërmjet tregut të përbashkët rajonal dhe tregut të vetëm europian”.

banner

“Plani i Rritjes është shumë i qartë”, tha ajo. “Thotë se nuk mund t’i bllokoni të tjerët. Duhet të punoni në Planin ruaj të Rritjes individualisht dhe të mos e bllokoni veten”.

Von der Leyen tha se duhet “t’i bëni detyrat e shtëpisë dhe të mos hyni në konflikt me të tjerët”.

Procesi i Berlinit, ajo tha se ka qenë forcë shtytëse dhe “promotor i tregut të përbashkët rajonal”.

Kryeministri Albin Kurti tha në këtë samit se Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) është “një nga të arriturat më të mëdha të këtij procesi”.

“Një momentum i ri është fituar pas kapërcimit të ngërçit brenda CEFTA-s. Tash mund të përparojmë me një ritëm të ndryshëm, me barazi në qendër dhe qytetarët si përfituesit e fundit”, tha Kurti, ndërsa shtoi se Plani i Rritjes i BE-së duhet të zbatohet me qasjen e “garës për në majë”.

Këshilli i Bashkimit Europian e ka miratuar në maj Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon.

Ndërsa Agjenda e Reformave e dorëzuar nga Kosova u miratua, vendet anëtare të BE-së do të kenë fjalën kryesore në miratimin e burimeve financiare. Kosovës dhe Serbisë u kërkohet “progres i matshëm dhe rezultate të prekshme” në normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e të gjitha detyrimeve nga Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i sasj i zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të dialogut, si kusht për të përfituar.

Pagesat do të bëhen dy herë në vit, me kusht që shtetet të përmbushin hapat cilësorë dhe sasiorë të specifikuar në agjendat e tyre të reformave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy