Ursula von der Leyen pas samitit të Procesit të Berlinit: Integrimi i hershëm ekonomik, çelës për anëtarësimin në BE

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografinë e përbashkët pas samitit të sotëm të Procesit të Berlinit, ndërsa tha se “integrimi i hershëm ekonomik është çelësi i suksesit të zgjerimit”.

Ajo shkroi në “X” se “tregu i përbashkët rajonal luan një rol kyç”.

banner

“Sa më mirë të funksionojë, aq më mirë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të integrohen gradualisht në tregun tonë të vetëm”, shkroi ajo.

Ursula von der Leyen:

It’s the 10th anniversary of the Berlin Process. So it’s good to be in Berlin with our Western Balkan partners. To look back on our achievements, but especially to look forward. Towards a future where all six Western Balkan partners are part of our Union.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz i priti liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Në hapje të samitit të Procesit të Berlinit, ai u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke u zotuar se për këtë do të punojë edhe personalisht me të dyja vendet.

Kosova rrezikoi të përjashtohej nga nga marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA dhe Procesi i Berlinit, siç u paralajmërua nga Gjermania, por për ta shmangur këtë një e hoqi para një jave ndalesën për mallrat serbe.

Qeveria e Kosovës i ndaloi importet e mallrave nga Serbia në qershor të vitit 2023, si një masë sigurie pasi tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin marrë nga forcat serbe. Më pas Beogradi i la ata të lirë pas presionit ndërkombëtar.

Tash, Kosova përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj dhe jo përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Gjithsesi, pranë emrit të Kosovës do të vendoset një yll, ose fusnotë, që tregon se statusi i vendit nuk është zgjidhur përfundimisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy