Ikona braziliane Neymar e ka mbështetur bashkatdhetarin e tij dhe yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, për të fituar Topin e Artë 2024.
Disa yje të mëdhenj janë në garë për të fituar çmimin prestigjioz më datë 28 tetor, sidoqoftë, Vinicius dhe Rodri po konsiderohen si dy favoritët kryesorë
Teksa Vinicius luajti një rol të rëndësishëm në triumfin e Realit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, Rodri e ndihmoi Manchester Cityn të fitojë për herë të katërt radhazi Ligën Premier dhe shkëlqeu për Spanjën në triumfin e Euro 2024.
Kohë më parë Ederson e kishte zgjedhur Viniciusin mbi kolegun e tij Rodrin për ta fituar këtë çmim, ndërsa atij tani i është bashkuar edhe Neymar që ka shprehur mbështetjen e tij për Vinicius duke thënë se e meriton kësaj radhe.
“Ai pati një sezon të madh, ka luajtur shumë ndeshje dhe do ta mbështesë atë sepse ai definitivisht do ta fitojë Topin e Artë”.
“Unë shpresoj që ai të rikthehet në Brazil së shpejti me këtë çmim, sepse është një djalosh i cili e meriton atë pasi është një luftëtar, ai ka vuajtur shumë gjatë jetës së tij dhe ishte në gjendje t’i tejkalonte të gjitha pritshmëritë, ai i tejkaloi të gjitha kritikat që i bën atij”, ka thënë Neymar.
24-vjeçari momentalisht është jashtë fushave për shkak të një lëndimi të qafës që e pësoi ndaj Villarrealit në La Liga, megjithatë pritet të jetë i gatshëm për duelin ndaj Celta Vigos të shtunën