Bisedat e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin: Shqetësimet tona për aktivitetet kriminale kanë qenë të sakta

by Nexhat

Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të bisedave të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

“Raportimet e medieve gjatë dy ditëve të fundit, për përfshirjen direkte të strukturave parapolitike partiake të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjen publike KEK dhe së këndejmi në aferat korruptive të Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, vërtetojnë se shqetësimet e ngritura nga Lidhja Demokratike e Kosovës për aktivitetet kriminale, punësimet e paligjshme dhe tenderët sekretë kanë qenë plotësisht të sakta”

banner

LDK ka thënë se kanë folur vazhdimisht për “ekzistencën e një strukture kriminale parapolitike të partisë në pushtet”.

“LDK-ja në vazhdimësi ka folur për ekzistencën e një strukture kriminale parapolitike të partisë në pushtet, që nëpërmjet një skeme shumë mirë të organizuar e të kontrolluar deri në detaje – nga menaxhimet e komunikimeve ditore, tek oraret e reduktimeve të energjisë elektrike për qytetarët; nga punësimet e paligjshme, deri tek 150 tenderët sekretë – ka organizuar një skemë kriminale pa frikën e përgjegjësisë dhe pa brengën e llogaridhënies.”

LDK ka shtuar se do të shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat institucionalë për të “zbardhur rastet e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve”.

Ky subjekt politik i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë për hetim të menjëhershëm.

“LDK-ja do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucionalë, ligjorë e kushtetues për të zbardhur deri në fund të gjitha rastet e krimit, të korrupsionit dhe të keqpërdorimeve. Njëkohësisht, LDK-ja i bën thirrje organeve të drejtësisë për hetim të menjëhershëm, që personat dhe struktura kriminale përgjegjëse të dalin para drejtësisë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy