Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ky subjekt politik, dega në Malishevë ka propozuar dy kandidatë për deputetë.
Bëhet fjalë për Vesel Krasniqin dhe Arbëreshë Krasniqi, vijnë nga Malisheva, bastion i Nismas ku qeverisë që nga viti 2013.
“Malishava e ka adresën”, ka shkruar Limaj në Facebook.
“Së bashku me strukturat drejtuese të degës së Malishevës, me unanimitet u pajtuam për të propozuarit e degës për kandidatët që do të përfaqësojnë Nismen Socialdemokrate në mandatin e ardhshëm”.
“Falenderim dhe mirënjohje për secilin aktivist e simpatizant të Nisma Socialdemokrate në Malishevë për përkushtimin e vazhdueshëm që Parlamenti i Kosovës të ketë zërin qe i mungon”, ka shkruar Limaj