Fajon e pret Gjuriqin në Slloveni, merren vesh për mbledhje të përbashkët të qeverive, përmendet rinovimi i dialogut Kosovë-Serbi

by Merita

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon e ka pritur sot në Lubjanë ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Fajon e konsideroi “dinamik dhe të gjithanshëm” bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa shkroi për takimin në një postim në Facebook.

Ajo tha se u dakorduan me Gjuriqin për një takim të përbashkët të dy qeverive, ndërsa tha se në bisedë u përmend edhe rinovimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne ramë dakord që t’i forcojmë konsultimet politike midis Sllovenisë dhe Serbisë dhe ta mbajmë një takim të përbashkët të dy qeverive. Unë trajtova gjithashtu domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së trashëgimisë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, rinovimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vazhdimit të përpjekjeve të Serbisë për ta forcuar sundimin e ligjit, shoqërinë demokratike dhe median e lirë”, shkroi Fajon.

Kryedilomatja sllovene e quajti Serbinë “partner të rëndësishëm ekonomik”.

“Tregtia mes vendeve i kalon 2 miliardë euro, rreth 1500 kompani sllovene operojnë në Serbi. Ne duam të tërheqim më shumë investime serbe këtu. Biseduam edhe për organizimin e forumit të investimeve”, shkroi Fajon.

Ajo tha se “Slloveniaështë mbështetëse e madhe e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në Lindje”.

“Tani është një moment i favorshëm gjeostrategjik për zgjerim. Ne mbështesim përpjekjet e Serbisë për ta vazhduar procesin e negociatave”, tha Fajon.

Me Gjuriqin, ajo tha se u pajtuan edhe për “rëndësinë dhe peshën e departamentit të zgjerimit të BE-së.

“Dialogu dhe vullneti politik janë çelësi për zgjidhjen e sfidave edhe aty ku mund të kemi këndvështrime të ndryshme”, shkroi në fund Fajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy