Foda tregon mesazhin që u ka dhënë lojtarëve të Kosovës para çdo ndeshje

by Nexhat

Franco Foda ka komentuar fitoren e Kosovës 3-0 përballë Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

Selektori i Dardanëve është shprehur i lumtur me këtë triumf, duke deklaruar se më e rëndësishmja është se tri pikët u arritën si ekip

“Ndeshjet e fundit kemi shënuar fitore dhe mund ta vlerësojmë se kemi treguar fytyrë të re dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë formë të mirë”, ka thënë fillimisht Foda pas ndeshjes.

“Kemi punuar të luftojmë dhe ta fitojmë topin. E rëndësishme ka qenë që topin e humbur ta fitojmë sa më shpejtë”.

“Pastaj pasi ta fitojmë topin, të jemi më efikas dhe të shënojmë. Kemi punuar se si të ruajmë më shumë topin. Më e rëndësishme është që tashmë kemi fituar si ekip”

“Çelësi i suksesit është vetëm si skuadër të fitojmë. Ekipi nuk përbëhet me 11 lojtarë, por me 20 lojtarë”.

“U kam thënë secili është i rëndësishëm dhe duhet ta jap më të mirën kur të futet në fushë”, ka shtuar më tej Foda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy