Greqia reagon për hapjen e kapitullit të parë të Shqipërisë për anëtarësim në BE: Negociatat t’i përfshijnë të drejtat e minoritetit, do ta monitorojmë procesin

by Nexhat

Qeveria shqiptare ka hapur sot (15 tetor 2024) negociatat për grup-kapitullin e parë me qëllim rrugëtimin dhe anëtarësimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

Në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në, cila u mbajt sot në Luksemburg morën pjesë eksponentët e rëndësishëm të BE-së si edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Konferenca nisi në orën 08:00 dhe Shqipëria u përfaqësua në këtë konferencë nga kryeministri Rama, kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Lidhur me këtë hap të rëndësishëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, reagoi sot nga Luksemburgu ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.

Sipas “Kathemirini” Greqia i hoqi veton Shqipërisë për në BE, menjëherë pas lirimit nga burgu të  ish kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili u arrestua  në vitin 2023 për shit-blerje votash.

Ministri i jashtëm grek tha për gazetarët se Greqia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe vendet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor të ndjekin këtë kurs.

Në deklaratën e tij Gerapetritis nuk la pa përmendur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Ministri grek tha se Greqia kërkon që në grupin e parë të  kapitujve, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke

“Sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. Një kurs që filloi 21 vjet më parë, me Greqinë si pioniere dhe udhëheqëse, me axhendën e Selanikut. Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë…

Qëndrimi ynë është se grupi i parë i kapitujve, i cili po hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, tashmë një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se shtetet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor do të ndjekin këtë kurs në një kohë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në rajonin tonë e më  gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet dhe të bëhet më e fortë”, theksoi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy