Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi

by Nexhat

Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).

Dardanët e nisën me dominim ndeshjen, ndërsa qipriotët kishin vendosur të luanin ashpër, duke bërë disa ndërhyrje të palejuara

banner

Por, Amir Rrahmani shënoi në minutën e 30-të, duke thyer mbrojtjen kundërshtare me një super kalim në stilin e sulmuesit.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, përkundërt se kishim raste të dyfishonin epërsinë.

Mirëpo, këtë gjë e bëri Ermal Krasniqi, kur realizoi një gol të bukur në minutë e 52-të për 2-0

Dardanët nuk ndaleshin së kërkuari golin e tretë dhe ai erdhi në minutën e 71-të.

Emir Sahiti që ishte inkuadruar vetëm katër minuta më parë, realizoi për 3-0, për ta vulosur fitoren e Kosovës

Kosova gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë, tri më pak se Rumania që na pret në muajin nëntor, ndërsa Qipro ka tri dhe Lituania pa pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy