Murati: Sot u ekzekutuan pensionet me rritje

by Nexhat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet për skemat pensionale të financuara nga shteti, me rritjen prej 20 %.

“Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati.

Kjo rritje prej 20 % është kritikuar nga opozita si një lëvizje politike në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Njoftimi i plotë:

Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit.

Duke filluar nga ky muaj, skemat si vijon ekzekutohen me rritjen prej 20%:

– Pensioni Bazik i Moshës,

– Pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial,

– Pensionet për Aftësi të Kufizuara,

– Pensioni për Personat e Verbër,

– Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë,

– Pensioni Invalidor i Punës,

– Pensioni Familjar, dhe

– Pensioni i Parakohshëm i Trepçës.

Qeveria për të gjithë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy