PEJË/Vrasja e irakianit në 2022-ën, policia arreston sot një sirian

by Nexhat

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një shtetas të Sirisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, në muajin qershor të vitit të kaluar,

Sipas policisë, ai dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin Irakian J. H., mashkull, 31 vjeçar me këtë rast ka  kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”.

“I njëjti sot me date 15.10.2024, rreth orës 09:30, në Rajonin e Pejës është arrestuar nga Hetuesit dhe është  shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren për procedura të mëtejme hetimore. I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje. Të gjitha veprimet janë ndërmarr ne koordinim me prokurorin e shtetit, i cili dhe ka lëshuar Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftim. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy