Përfaqësuesi i BE-së: Kosova ka pasur progres të ngadaltë lidhur me pengesat në tregun e punës

by Nexhat

Organizata joqeveritare Internews Kosova ka promovuar raportin “Diskriminimi sitematik në hapësira dhe punësim”.

Ky raport është hartuar në kuadër të projektit “Luftimi i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në baza gjinore”, i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian. 

Raporti është produkt i monitorimit dhe hulumtimit gjashtëmujor me vizita direkte në 27 institucione publike, pesë komuna dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me fokus qasjen e kategorive të margjinalizuara të shoqërisë në hapësira publike dhe respektimin e ligjit nga institucionet në fokus.

Përfaqësuesi i BE-së, Johannes Madsen, tha se shoqëria civile duhet të vazhdojë të kërkojë llogari nga institucionet për vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me diskriminimin në hapësira dhe punësim. 

Madsen ka deklaruar se në Kosovë gjatë viti të fundit, ka pasur progres të ngadaltë lidhur me pengesat që përballen individët e caktuar dhe me diskriminimin që ata hasin në tregun e punës. 

Sipas tij, diskriminimi në punë, kërkon qasje të përkushtuar të qeverisë, bizneseve, shoqërisë civile dhe individëve të tjerë. 

“Ne parashohim një shoqëri ku pengesat do të rrënohen, ku punëdhënësit do përqafojnë diversitetin dhe ku institucionet do të bëjnë hapat të prekshëm dhe konkret për të siguruar qasje dhe aksesueshmëri për të gjithë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy