Në Ligën A të Kombeve, grupi 4, janë zhvilluar dy ndeshjet e xhiros së katërt, ku Spanja mori fitore ndaj Serbisë, ndërsa Zvicra barazoi me Danimarkën.
Ndeshja nisi mirë për spanjollët që shënuan me anë të Ameryc Laportes për 1-0.
Alvaro Morat humbi një penallti, por përmirësoi gabimin disa minuta më vonë kur shënoi për 2-0. Alex Baena mbylli ndeshjen me një gol të bukur për 3-0.
Në anën tjetër ndeshja mes Zvicrës dhe Danimkarkës ishte shumë e bukur dhe me raste të shumta.
Remo Freuler hapi ndeshjen duke shënuar për 1-0, por vetëm pas një minute ishte Gustav Isaksen që barazoi në 1-1.
Helvetët shkuan në pushim me epërsi pasi Zeki Amdouni shënoi për 2-1.
Në pjesën e dytë, Christian Eriksen barazoi shifrat për rezultatin përfundimtar.
Spanja është lider me 10 pikë, Danimarka ka 7 pikë, Serbia 4 pikë, ndërsa Zvicra me 1 pikë është në fund.