Treni i linjës Prishtinë-Pejë i shmanget një fatkeqësie, dikush kishte vendosur gurë mbi trasenë hekurudhore

by Nexhat

Ndërmarrja Infrakos ka njoftuar se sot në mëngjes janë hasur në gurë të hedhur mbi trasenë hekurudhore në linjën Prishtinë-Pejë, në dalje të stacionit Cerrovikë të Klinës.

Infrakosi përmes një postimi në “Facebook” kanë thënë se falë makinistëve të trenit është shmangur një fatkeqësi.

banner

Infrakosi e ka dënuar aktin duke e quajtur të papranueshëm dhe që ka cenuar sigurinë e vendit.

“Në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë ka ndodhur një akt i ulët nga individë të papërgjegjshëm, të cilët kanë hedhur gurë mbi trasenë hekurudhore, në dalje të stacionit Cerrovikë, respektivisht në kilometrin 37+500. Falë vigjilencës dhe profesionalizmit të makinistëve të trenit (Trasa 761), është shmangur një fatkeqësi e mundshme, duke mbrojtur jetën e qindra udhëtarëve që po përdornin këtë linjë për udhëtim. Infrakos dhe Trainkos dënojnë ashpër këtë akt të papranueshëm, i cili ka cenuar sigurinë e vendit dhe ka vënë në rrezik serioz jetën e shumë qytetarëve të pranishëm në trenin e linjës”, thuhet në njoftim.

Sipas reagimit, kjo pengësë ka rrezikuar daljen e trenit nga shinat. “Vendosja e pengesës në një lokacion të përzgjedhur siç është rrezja e kthesës me kufizim të dukshmërisë në pamje ka rrezikuar daljen e trenit nga shinat, andaj na bën të besojmë se ky nuk është një akt i thjeshtë, por një veprim që duhet të vëjë në lëvizje organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Infrakosi e Trainkosi kanë bërë thirrje për hetim dhe zbardhje të rastit, që autorët të marrin dënimin e merituar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy