Barometri i Euronews Albania | Është rritur mendimi pozitiv dhe ka rënie të atij negativ për Sali Berishen

by engel

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.

Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Sali Berishën, 28.7% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 66.3% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Sali Berishën krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rritje prej rreth 3%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Mars 2024 ka një rënie prej rreth 4%.

Ndërsa krahasuar me Janarin e 2024 Sali Berisha ka të njëjtat për qindje mendimi pozitiv dhe negativ me ato aktuale të Shtatorit 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy