Deputeti i PDK-së, Haliti: Biseda ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar pas bisedave të publikuara në media ndërmjet Dejona Mihalit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Haliti në një postim në Facebook shkruan se biseda ndërmjet Mihalit dhe Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët.

“Po luhet me qytetarët e këtij vendi!

Biseda ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët. Siç është edhe një tjetër dëshmi se si për çështje të rëndësishme diskutohet fshehtas.

Është e papranueshme që një individ pa përgjegjësi institucionale apo një grup i vogël të ketë fuqinë për të vendosur për çështje jetike të vendit, përfshirë se kur duhet apo s’duhet të ndalet rryma”, shkruan Haliti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy