FERIZAJ/Policia me kontrolle në autobusët urban ku shumica e udhëtarëve ishin nxënës – në dyshemenë e autobusit u gjetën armë zjarri, thika dhe boks hekuri

by Nexhat

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt të martën rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Topalli” ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj- Greme dhe Gaçkë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se zyrtarët policor me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera

banner

“Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur: një armë zjarri, dy thika dhe një ‘Boks hekuri’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin. Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’

“Kontrollimi i autobusëve urban do të  vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë informacione rreth dukurive negative tek nxënësit të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë të cilët janë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy