Kosova dhe Shqipëria tanimë i dinë vazot për Kualifikimet e Botërorit, dy Kombëtaret mund të jenë në të njëjtin grup

by Nexhat

Shorti për eliminatoret e Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor, ndërsa ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.

Evropa siguron 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë nën

banner

Vazot për shortin kualifikues do të përcaktohen kur të luhet ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve dhe para ciklit të fundit, 38 vende nga 54 e dinë tashmë se me cilën kapele do të jenë në short.

Dy Kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria tanimë janë të sigurta në cilat vazo do të jenë dhe ato mund edhe të jenë në të njëjtin grup për Kualifikimet e Kampionatit Botëror, pasi Dardanët ndodhen në vazon e katërt dhe Kuqezinjtë në vazon e tretë.

Në vazon e parë sigurisht që do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, konkretisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.

Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.

Është e ditur edhe vazo e pestë, ku janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Kujtojmë se kombëtaret nga Liga A e Ligës së Kombeve që kalojnë në çerekfinale të kompeticionit do të jenë pjesëmarrëse në grupet kualifikuese me katër skuadra, ndërsa grupet e tjera me nga pesë. 

kampionët do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy