Krasniqi uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE: Me Hamzën kryeministër, një perspektivë e tillë e pret edhe Kosovën

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për Shqipërinë, e cila dje hapi kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krasniqi ka thënë se me një Qeveri në krye me Bedri Hamzën, një perspektivë e tillë e pret edhe Kosovën,

banner

“ Një kapitull historik dhe mëse i merituar, i cili vjen pas një pune të përgjegjshme dhe tejet të madhe të cilën Shqipëria e ka bërë viteve të fundit.  Shqipëria po dëshmon se përmes bashkëpunimit, seriozitetit dhe zbatimit të reformave të brendshme, hapen perspektiva të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë, siç është edhe ëndrra dikur e largët, për t’u bërë pjesë e BE-së.

Me qeverinë e re të Kosovës, në krye me Bedri Hamzën, një perspektivë e tillë e pret edhe shtetin tonë. Urime Shqipërisë, Kryeministrit Rama dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë!”, ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy