“Ky i shkreti, me UÇK, gjynah”: Si fliste Dejona Mihali për një punëtor të KEK-ut në mesazhe?

by Nexhat

Një prej aferave më të mëdha të Qeverisë Kurti, ajo e punësimeve të qindra njerëzve të afërt me partinë në pushtet në KEK, ishte temë diskutimi në mesin e shumë mesazheve në mes të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi – të siguaruara nga Nacionale.

Në prill të vitit 2022, implikimi i një anëtari të Komisionit vlerësues në KEK, me emrin Ylli Shala në një rast të një qytetari me emrin Patriot Brahimi, ishte lajm shqetësues për dyshen Mihali – Krasniqi.

Në një nga mesazhet e bisedës, Mihali ia dërgon Krasniqit lajmin ku ‘djali i dëshmorit që kishte konkuruar në KEK’ ishte telefonuar nga Komisioni i KEK-ut’ – i rekomandohej Krasniqit nga Mihali që të mos veprohet kështu.

‘kjo mund të mos jetë e vërtetë por nëse këta vijojnë të flasin me palët në formë jo zyrtare keq e kanë. nuk po e di kush është ky veç nuk kanë pse bëjnë kësi skenash’ – këshillonte Mihali, Krasniqin në mesazh.

Mihalit fillimisht nuk i kujtohet Ylli Shala, por dikur e ‘ftillon’ dhe ia përmbledh në disa fjali ‘CV-në’ e krejt angazhimin e tij jetësor si më poshtë:

hahahahahaha ky qenka Ylli

Tani po ftillohem për kë bëhet fjale.

Po ky i shkreti është vërtetë klasë punëtore, me uçk, që ka shërbyer në FSK, është kthyer në KEK, djalë minatory në KEK. Hallexhinj.

Gjynah”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy