Maliqi ia kthen ministrit Murati: Ekzistojnë edhe ‘ushujza’ që ushqehen nga popullizmi dhe nacionalizmi folklorik

by Nexhat

Pjesëtari i shoqërisë civile, Agon Maliqi i ka quajtur “ushujza populliste” pushtetarët e sotëm, në një reagim ndaj një shkrimi të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili i krahasoi me “ushujza” eksponentët e pushteteve të kaluara.

Maliqi, në një shkrim në Facebook, tha se ekzistojnë edhe ushujza që ushqehen nga popullizmi dhe nacionalizmi folklorik.

banner

“Por koston e kësaj forme të hajnisë emocionale ekonomistët përgjithësisht nuk janë të aftë për ta përllogaritur e për rrjedhojë për ta kuptuar”, tha Maliqi me ironi.

Ai i quajti “ushujza populliste” eksponentët e pushtetit aktual të Lëvizjes Vetëvendosje. Përmendi rastin e zyrtarit të Ministrisë së Infrastrukturës, i arrestuar javën e kaluar për korrupsion.

“Faturën e ushujzave populliste e paguajnë qytetarët që nuk shohin projekte publike të përfunduara dhe shërbime të përmirësuara; bizneset të cilave u tkurret tregu; investitorët që nuk investojnë dhe punësojnë në “zona lufte”; gazetarët që dalin në rrugë dhe quhen argatë të Serbisë, etj. Krejt kjo në një kohë kur edhe ushujzat klasike të buxhetit si ky tipi i Ministrisë së Infrastrukturës – që i paska ble 4 banesa me rrogë 700 euro – me gjasë po vazhdojnë të rrjepin pa pengesë”, ka thënë Maliqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy