Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet t’u përgjigjet akuzave, pasi dolën komunikime të koordinatores së komiteteve në këtë parti, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila me zyrtarë të Listës Serbe, përfshirë Milan Radoiçiqin.
“Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!”, shkruan LVV në një postim në Facebook.
Sipas partisë në pushtet, “sulmet” ndaj Qeverisë për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës po bëhen për shkak të shpenzimeve për blerjen e armatimit.
“Vetëm 4 milionë euro i kanë shpenzuar për blerje të armatimit ata që sot kinse shqetësohen për Ushtrinë. Qeveria Kurti për 3 vjet e gjysmë ka shpenzuar rreth 250 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit”, shkruan LVV.