29
Amir Rrahmani e bëri mbrëmë një paraqitje mbresëlënëse me Kombëtaren e Kosovës.
Futbollisti i Napolit i inspiroi Dardanët drejt fitores së pastër me rezultat 3:0 ndaj Qipron në Ligën e Kombeve,
Gjithashtu, Rrahmani e shënoi edhe golin e parë të vendësve pas një veprimi maestral individual, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbrëmë.
Për këtë, UEFA e përfshiu kapitenin kosovar në ekipin ideal të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
30 vjeçari u vlerësua me notën 8.4.