Disa plazhe të Sidneit janë mbyllur për shkak të shfaqjes së mijëra sferave misterioze të zeza.
Ka të ngjarë që ato të jenë formuar për shkak të ndotjes nga nafta, pasi autoritetet vendore kanë konstatuar se janë kryesisht të përbëra nga hidrokarbure.
Në këtë rast do të ishin topa katrani, të cilët krijohen kur nafta bie në kontakt me mbeturinat dhe ujin në rast derdhjesh në det.
Kujdestarët i zbuluan keto gjera të martën në plazhin Coogee dhe të mërkurën në plazhin Gordons Bay në Uellsin e Ri Jugor.
Autoritetet e mbrojtjes së mjedisit u alarmuan menjëherë. Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi formimin e sferave. Plazhet janë mbyllur deri në një njoftim të dytë./Informim.net