E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në krye të së cilës është Petar Petkoviq, ka pretenduar se Policia e Kosovës ka mbyllur sot komunën paralele në Skënderaj.
Në njoftim thuhet se katër policë në rroba civile kanë larguar punëtorët që gjendeshin në këtë objekt, me arsyetimin se janë marrë me “veprimtari të paligjshme dhe antikushtetuese”.
“Një lëvizje e tillë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të gjitha marrëveshjet dhe ecurinë e dialogut dhe tregon se e vetmja gjë që Kurti di është të udhëheqë politikën e bllokadave dhe mbylljeve”, thuhet në reagim.
Nga Policia e Kosovës ende nuk ka ndonjë konfirmim.
Komuna të tilla paralele janë mbyllur edhe në muajin gusht, me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal